Njoftim: Stafi i catering-ks.com për momentin është duke i bërë regjistrimet e produkteve që ofrohen nga kompania, ashtu që klientët të kenë mundësinë e shikimit të tyre edhe përmes internetit. Për më shumë, na kontaktoni.

Produktet

Klikoni në butonin më poshtë për të parë produktet nga të gjithë prodhuesit

Ose zgjedhni prodhuesin, produktet e të cilit dëshironi t'i shikoni!

Pizza Group Italy

Pizza Group është brendi boteror Italian i themeluar në vitin 1974. Pajisjet e prodhuara nga kjo kompani janë lider botëror. Catering është përfaqësues ekskluziv për Kosovë. Furrat e PizzaGroup janë produkti më i shitur në sektorin e gastronomisë në vendin tonë.

Scotsman Itali

Industria më e kompletuar me performancë superiore në sistemin e prodhimit të akullit. Scotsman ofron zgjedhje të ndryshme në pajisje dhe forma të akullit.

Barline Itali

Barline është kompani e fuqizuar nga Scotsman Ice. Catering është distributor ekskluziv për Kosovë, Shqipëri, Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Omniwash Itali

Omniwash ndodhet në Monza, në qendër të zonës industrial të Italisë. Kompania prodhon që 20 vite makina për larjen e gotave dhe pjatave dhe suksesshëm mbulon tregun botëror.

Utopia Tableware United Kingdom

Utopia është furnizues lider nga Britania e Madhe për produkte dhe aksesorë të kuzhinës, banakut dhe garniturës së shërbimit.

Maxima Holland

Maxima Holland është markë ndërkombëtare me lokacion në Holandë. Kompania kryen furnizimin me makina për larjen e enëve, fontana për lëngje, miksera si dhe shumë pajisje tjera për kuzhinë

Orsadrinks Itali (ODK)

ODK nisi si biznes familjar në Itali me përbërës për çokollatë të nxehtë. Pas zhvillimit të koktellave në SHBA, ODK iu bashkua në vitet e 90-ta këtij trendi dhe tani është eksportues në më shumë se 50 vende të botës me mix-a dhe shurupa për koktella.

Tecnoinox

Të gjitha modelet janë të dizajnuara për të ofruar performancë të shkëlqyeshme nga pikëpamja e fuqisë dhe efikasitetit. Gjithashtu, vëmendja jonë ndaj pamjes dhe detajet e bën pajisjen Tecnoinox menjëherë të njohur si Made in Italy.

Hendi

Hendi Food Service Equipment është furnizues dhe prodhues i pajisjeve ushqimore, jo ushqimore, enë gatimi dhe pajisjesh për industrinë e hotelerisë. Që prej themelimit në vitin 1934, Hendi ka përjetuar rritje të vazhdueshme dhe tani është një kompani ndërkombëtare me zyra në Holandë, Austri, Poloni, Rumani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Greqi.

Tecnoeka

Tecnoeka prodhon furra profesionale për ristorante, furra të bukës dhe për pjekurina të ndryshme. Profesionistë nga mbarë bota i kanë besuar pjekjes në pajisjet e Tecnoekës, qëllimi i së cilës është përmirësimi dhe lehtësimi i punës së tyre.

The Bisetti Company

The Bisetti Company
Që nga viti 1945 kjo kompani ka prodhuar artikuj të cilësisë së lartë për tavolinë dhe kuzhinë. Produkti që ka karakterizuar më së shumti prodhimin e kompanisë që nga themelimi i saj është mulliri i piperit dhe variacionet e tij në funksion të kripës dhe erëzave.

The Libbey Glass Company

Libbey e ka origjinën nga kompania New England Glass Company, e themeluar në East Cambridge, Massachusetts, në SHBA në vitin 1818. Disa vite më vonë, në 1888, Edward Drummond Libbey, djali i pronarit të koorporatës, William, e zhvendosi kompaninë në Ohio ku kishte më shumë burime të gazit natyror. Në vitin 1892 kompanisë iu ndryshua emri në The Libbey Glass Company, duke u shndërruar në një qytet të qelqit.

ZEP

Zep është lider në prodhim dhe shpërndarje të produkteve për mirëmbajtje dhe pastrim të pajisjeve të kuzhinës, shërbimit dhe përgatitjes së ushqimit. Me një trashëgimi mbi 80-vjeçare, Zep ka një portofol të gjerë të brendeve premium, me efikasitet të lartë dhe besueshmëri nga profesionistët dhe klientët.

Pierfranco Gnali

Kompania është themeluar në vitin 1983 dhe operon në prodhimin e takëmëve për përgatitjen, servimin dhe ngrënien e ushqimit. Gnali identifikohet me artikuj të rafinuar për industrinë e mikpritjes, moderne, elegante dhe me çmime konkurruese.

Projektet/Projects

Që nga themelimi i kompanisë në vitin 2014, Catering ka projektuar ose ka ofruar asistencë profesionale në pothuajse të gjitha restorantet ose caffe baret e Prishtinës dhe qyteteve tjera. Mbetemi të përkushtuar që suksesi të jetë i përbashkët me klientët tonë.

Eikaso Cutlery

Mjetet prerëse të brendit Eikaso janë të dizejnuara posaçërisht për kuzhinierët dhe kasapët. Ato përfaqësojnë zhvillimin modern, inovativ, me kushte më të sigurta dh ergonomike për punë pa lodhje.

Fee Brothers

Mirësevini në Fee Brothers! Gjithçka nisi si një biznes familjar në vitin 1864, ndërsa tani udhëhiqet nga gjenerata e katërt Ellen dhe Joe Fee. Kompania prodhon afër 100 produkte të ndryshme, duke përfshirë mixa për koktella, shirupa dhe lëngje të gazuara.

Pentole Agnelli

Enë dhe tiganë për përgatitjen e ushqimit të prodhuara nga materiale të ndryshme, alumin, bakër, çelik, nga brendi i njohur italian “Pentole Agnelli”. Nga Milan në New York, tani këtë brend e gjeni edhe në Prishtinë në Catering.

Bras SpA

Nga dispenseri i parë për birrë deri në ditët e sotme tek slush makinat. Bras Internazionale SpA është prodhues i njohur botëror për dispenser-makinat e pijeve dhe koktejeve.

De Kuyper Royal Distillers

De Kuyper Royal Distillers ofron një gamë të gjerë të pijeve dhe koktejeve të cilat mund të gjenden në mbi 100 vende të botës. Mbi 80 për qind e likereve të prodhuara nga De Kuyper ofrojnë për klientët ndjesi dhe shije, të cilat i gjeni në koktella dhe pije të përziera në të gjithë botën.

Svanera

Svanera është brend botëror i thikave të kuzhinës. Kompania është themeluar në vitin 1960 në Lumezzane.

BREVETTI WAF

Që nga viti 1970 brendi botëror BREVETTI WAF ka eksportuar në gjithë botën kulturën dhe hijeshinë përmes produkteve të prodhuara në Itali.
Pavarësisht nëse jeni në një kryeqytet të madh, në një bujtinë apo ndonjë bar vere në Milano, ose në panair në Valdobbiadene, ju do të gjeni gjithmonë një BRAVETTI WAF.

Stillabunt

Koktella natyral si asnjë tjetër. Efektiv në përgatitje, kosto dhe kohë. Gluten Free, Sugar Free, Alcohol Free dhe 100 % vegan.

Rutte

Që nga viti 1872, Distileria Rutte ka prodhuar xhin dhe pije alkoolike në Dodrecht – Holandë, duke përdorur metodat tradicionale dhe përbërësit më të mirë.

Acqua Bianca

Acqua Bianca është krijuar nga Slavatore “The Maestro” Calabrese, një nga bankierët më të fuqishëm në botë, në bashkëpunim me De Kuyper Royal Distillers.
“Ideja ime ishte të krijoja diçka krejtësisht të pazakontë që nuk ekziston në treg, një liker për të frymëzuar ide të reja për koktella”.

F.A.C. Srl Slicer

F.A.C. Srl është kompani italiane që prodhon slicers që nga viti 1963, e vendosur në Cavaria në provincën Varese në Itali.

Malafemmena

Emri i brendit Malefemmena e ka origjinën nga një këngë napolitana e shkruar nga aktori dhe komediani i njohur Italian Toto në vitin 1951.
Storja rrëfen se Toto e shkroi këngën derisa ishte duke shijuar qytetin piktoresk në Itali, Formia, në Hotel “Miramare”.
Kënga flet për një grua të quajtur “Malafemmena”, e cila është mjaft e bukur, sharmante dhe e dëshiruar nga secili burrë. Por “Malafemmena” është e paarritshme, sepse është e lirë dhe e jeton jetën sipas qejfit.

Tito's Vodka

Gjithçka filloi në Austin, Texas në mesin e viteve 1990 nga Bert Butler “Tito” Beveridge. “Gjithmonë kam menduar se nëse do të bëj diçka, do ta bëj më mirë se kushdo tjetër dhe me një çmim të arsyeshëm”, - Tito.

Fimar

Fimar është themeluar në vitin 1979 nga Oriano Tamburini. Pajisja e parë që është projektuar dhe ndërtuar nga Fimar, është grirësja e mishit, të cilën sot e gjejmë në madhësi të ndryshme. Pajisjet e prodhuara nga Fimar janë të gjitha Made in Italy, dhe janë krijuar për nevojat e restoraneve, kasapëve, bareve, mensave, supermarketeve dhe aktiviteteve profesionale.